Mbrenda vendit ma famëkeq në Shqipni (foto)

Sapo shqiptohet fjala Spaç, menjiherë na vjen në kujtesë imazhi i burgut famëkeq të dikaturës në Shqipni. Thuhet se torturat që kryheshin aty kanë qenë nga ma çnjerëzoret.

Edhe sot e kësaj dite, ajo çka ka mbetë nga burgu i Spaçit të ngjall tutë.

Sapo shkel aty, duket sikur ndigjon rënkimet e të burgosunve apo edhe lutjet e tyne me dalë nga ai vend. Në disa prej mureve të burgut disa kanë gdhendë emnat e tyne.

Në nji skutë të atij vendi ka mbetë edhe nji këpucë, e cila duket sikur kërkon me tregue se ende po e pret të zotin e saj m’u largue nga ai vend.

Disa nuk dolën kurrë edhe pse u burgosën padrejtësisht, madje as vendi se ku i kanë eshnat nuk ju dihet.

Shperndaje në: