Me këtë mikroçip kanë m’u zavendësue kredit kartelat dhe çelësat e kerreve (video)

Nji mikroçip i ngjitun nën likurë ka me i zavendësue kartat e kreditit dhe çelësat e kerreve simbas Stephen Ray, i cili tashma ka mbikëqyrë nji program për operatorin ma të madh të trafikut shtetnor të Suedisë.

BBC News shfaqi sistemin, në të cilin suedezët janë në gjendje me pasë çipin e tyne të ngjitun të skanuem nga nji dirigjent, i cili përdor nji aplikacion që me i përputhë me numrin e anëtarësisë së tyne në çip me nji biletë të bleme, transmeton Rrokum.TV

Rreth 3,000 njerëz në Suedi tashma kanë pasë nji çip të ngjitun në dorë me hy në zonat e sigurta të ndërtesave.

Shperndaje në: