Me nji biletë të vetme fiton llotarinë me 758 milionë dollarë

Mediat e hueja kanë be të ditur se në Masaçuset të SHBA’ve asht godit ‘xhekpoti’ me vlerë të madhe prej 758.7 milionë dollarë.

Nji person në Amerikë asht njeriu ma i lumtun në botë.

Kjo asht shuma ma e madhe e cila asht fitue ndonjiherë në Masaçuset të SHBA’ve.

“Çmimi i madh i Powerball prej 758.7 milionë dollarëve u fitue nga nji biletë e vetme në Masaçuset, vlera ma e madhe në histori për nji biletë të vetme”, shkruen në “Twitter” “Powerball USA”.

Kjo duket ka qenë nji xhiro me fat për ata që kanë luejt.

Ndërkohë, numrat fitues kanë qenë 6, 7, 16, 23 dhe 26.

Fituesi ende nuk asht paraqit për media, ose nuk ka dasht me ju publikue emni.