Me tutë prej terrorizmit, nis festivali i birrës në Munih (foto)

Asht festivali i 184 i birrës me radhë, dhe ma i madhi në botë, i njohun si ‘October Fest’, që mbahet tash e disa shekuj në Munih, Bavari të Gjermanisë.

Këtë herë kjo festë tradicionale gjermane e birrës, nis me ethe për dallim nga herat e tjera nga tuta për sulme terroriste të cilat mund të ndodhin, të ngjajshme me ato në Paris, Bruksel, apo Nicë.

Forca të mëdha të policisë dhe strukturave të sigurisë janë tue e përcjell këtë festival, të cilët pjesëmarrësve, po ju ndalohet bartjen e çantave të krahut dhe tjerave të mëdha, mbrenda hapsinës së ndërtueme të panairit të birrës.

Po ashtu në festival, përpos birrës në duer vërehet edhe aktiviteti i ndikuen nga telefonat e mençun dhe rrjetet sociale se numri i fotografive barazon numrin e birrave që pihen për ditë, shkruen Metro.

Deri tash, nuk asht raportue për ndonji incident, megjithatë, tuta mbetet pjesë e kësaj kënaqësie që ka me përcjellë bashkë me birrën tanë festivalin e ‘October Festit’ në Munih.

Shperndaje në: