Me vdekë për nji foto, shihni të msheftat e hidhuna të këtij shkambi (foto)

Ky mund të jetë nji prej shkambijve ma të fotografuem e ma të njoftun në të gjithë botën.

Kjo për shkak se shumë i madh asht numri i njerëzve që e vizitojnë këtë vend dhe bajnë fotot pafund e më pas i hedhin ne rrjetet sociale.

Nji çift, si shumë të tjerë, ka realizue fotografi marramendëse, që të bajnë të mendosh se të rijtë janë tue rrezikue seriozisht jetën e tyne.

Ata që i shohin imazhet me siguri që do të tmerrohen, por kjo ndodh vetëm me hedh shikimin e parë.

Në imazhe duken të rijë që mvaren në shkamb në nji naltësi shumë të madhe, ku poshtë duket oqeani, por nuk asht ashtu siç duket.

Fotot janë thjesht mjeshtëri sa i takon gjetjes së kandit të shkrepjes, mbasi naltësia e vërtetë nuk i kalon 2 metra nga toka.

Vendi në fjalë asht në brigjet e oqeanit Atlantik rreth 1 orë larg nga Rio De Zhaneiro.

Për ma tepër, shikojini fotot artistike të publikueme nga Daily Mail që mshefin naltësinë dhe ato që shfaqin të vërtetën.