Mediat turke publikojnë ‘votën’ për Erdoganin në zgjedhjet e Kosovës

Nji votues në zgjedhjet e parakohshme të 11 Qershorit në Kosovë, ka shkrue emnin e presidentit turk Reccep Tayyip Erdogan në fletvotim.

Ky fletvotim asht publikue sot nga mediumi turk Gunes, i cili shkruen se “ka pasë nji votë për Erdoganin në Kosovë”.

Në nji hapsinë mbi emna të subjekteve politike që kanë garue në zgjedhjet e 11 Qershorit në Kosovë, nji votues shkroi emnin e Erdoganit.