Melania Trump mbjell kopshtin e Shtëpisë së Bardhë (foto)

Melania Trump bani hapat a saj të parë në koptshtin me perime të Shtëpisë së Bardhë, nji iniciativë e ndërmarrë nga ish-Zoja e Parë Michelle Obama.

E veshun me këmishë me kuadrate, xhinse, atlete dhe e pajisun me doreza të kuqe për kopshtari, grueja e Presidentit amerikan Donald Trump mblodhi perime së bashku me nji grup vajzash dhe djemsh 11-12 vjet.

“Faleminderit që erdhët për ndihmë me mbledh perimet (rukola, lulelakra,panxharë, rrepa, karrota, spinaq), u tha ajo vizitorëve të vegjël ditorë në këtë kopsht të shnetshëm, i cili mund të shikohet nga turistës përmes rrjetës së rrethimit të pjesës jugore të lëndinës së Shtëpisë së Bardhë.

Melania Trump e vlerësoi këtë iniciativë, në nji komunikatë të publikuen pak mbas vizitës së saj, “që u jep mundësinë fëmive me mësue në ajër të pastër se sa e randësishme asht me kunsumue produkte të mira për shëndetin e tyne, ndërkohë që vizitojnë Shtëpinë e Bardhë dhe mësojnë historinë e saj”.

 

ImageImageImageImageImageImageImageImage

Shperndaje në: