Mini-tanket që kanë m’u përdorë në luftat e së ardhmes (video/foto)

Kompania britanike e mbrojtjes, “BAE Systems”, ka publikue imazhe të mini-tankeve që munden me revolucionarizue luftën në të ardhmen.

Koncepti i ri, i koduem me emnin “Ironclad” asht parashikue me bashkëpunue në të ardhmen me mjetet e tjera tokësore, por edhe ajrore të telekomandueme, në mbështetje të trupave ushtarake në fushën e betejës.

Këto pajisje mundet me u përdorë për zbulime, me i evakuue trupat ushtarake, si dhe me veprue si nji njisi për asgjasimin e bombave.