Moment i tutshëm – Dy avionë fluturojnë shumë pranë njani-tjetrit

Ky asht momenti i tutshëm kur dy avionë pasagjerësh, të cilët po baheshin gati me u ulë, kanë kalue shumë pranë njani-tjetrit.

Avionët, që kishin në bord qindra udhëtarë, kaluen shumë afër, sa në nji pikë njani prej tyne ishte mbi tjetrin.

Fotografia asht realizue nga 70-vjeçari, Chris Hine, i cili ishte në bahçen e tij në Byfleet, Surrey, kur dy avionët iu afruen njani-tjetrit në mënyrë të tutshme.

“Shpesh më ndodh me u ulë në bahçe dhe me pa se qysh avionët bahen gati me u ulë në Heathrow. Por, këto të dy më tërhoqën ma shumë vëmendjen, mbasi po qëndronin pranë ma shumë se zakonisht”, shprehet ai.