Momentet dramatike me ‘lojën e demave’ në Spanjë (foto-video +18)

Festivali i përvitshëm i demave në Pamplona të Spanjës asht nji adrenalinë e vërtetë për ata që marrin pjesë, edhe pse kur e sheh në video asht e tmerrshme.

“Loja me zjarrin” duket se nuk përban problem për shumë prej njerëzve që i vihen përpara demave të tërbuem që marrin gjithcka qe ju del përpara rrugëve të qytetit.

Dita e dytë e festivalit në Pamplona u shoqnue me kaos ende ma të madh, ku njerëzit herë tue zanë njani-tjetrin e herë tue u pengue, goditeshin randë nga nji numër i madh demash.

Video e maposhtme e tregon se çka ndodh në nji ditë të zakonshme festivali demash në Spanjë.