Momentet e Trump me Melania’n, kjo e fundit e ka arritë kulmin! (video)

Që nga koha kur Donald Trump u zgjodh President i Amerikës, ai pati nji sërë situatash të çuditshme me gruen e tij Melanien, por kjo e fundit simbas mediave të hueja ishte kulmi.
Në videon e publikueme nga Shtëpia e Bardhë, Melanie mbajti fjalimin e parë në bazën aeronautike ushtarake amerikane “Andrenews”.

“Shko në anën tjetër, shko ulu”, i tha Trump grues së tji mbas fjalimit, që të ngjasonte se po fliste me nji fëmi të vogël.

Përdoreuesit e Twitter filluen me shkrue se e kuptonin pse Trump bisedonte me gruen e tij, por jo edhe pse kjo e fundit po “vuente”.

Qëndrimi i Presidentit dhe Zojës së parë në Amerikë ishte i diskutuem edhe në shumë situata.

E para ishte fytyra e saj gjatë inaugurimit.

Kjo shprehi nuk u ndërrue as gjatë mbramjes, kur Trump festonte marrjen e detyrës si President.

Dhe ma e çuditshmja ishte kur Melanie e goditi bashkëshortin e saj me dorë.