Mos i huqni, këta janë trenjakët që kanë ba për vete krejt botën (foto)

Nji fotografe nga Zelanda e Re ka realizue nji set fotografik me trinjakë që po bajnë xhiron e botës.

Cassandra English ka kap bebet 1-muejshe të përqafueme me njani-tjetrin në foto që kanë “pushtue” rrjetet sociale.

“Qëndronin të përqafuem gjatë gjithë kohës. Edhe lemza i zuni të tre në të njajtën kohë.

Doja me i ba foto veç e veç, por zgjoheshin sapo i ndaje”, thotë fotografja.