Na ishte njiherë Tirana… shihni fotot e rralla të vitit 1921

Nji gazetar zvicran që vizitoi Tiranën në vjeshtën e vitit 1921, u largue me përshtypjet ma të mira nga ajo që pa dhe ndigjoi.

Ai shkruen kështu në gazetën “Journal de Genève” të 14 Nandorit 1921:

“Në këtë kryeqytet politik u desh të improvizohej e gjithë administrata, sepse nuk mund të pritej për me ngrit ndërtesa të mëdha qeveritare.

Me nji ndjenjë demokratike vërtet për t’u lavdue, autoritetet i përdorën me nikoqirllëk mjetet tepër të pakta që kishte qyteti.

Nji shtëpi e vetme (sot Teatri i Kukullave) u ba selia e Parlamentit dhe e shumicës së ministrive. Të tjerat u shpërndanë nëpër qytet.”

“Me nji thjeshtësi që i ka lezet, tamam siç asht zakon edhe në Zvicër, ministri të pret në nji dhomë ku muret janë të lyeme me gëlqere dhe ku shikon pak gjana: nji tryezë pune, disa karrige e ndonji divan. Të nxjerr nji cigare dhe biseda rrjedh lirshëm. Të krijon nji ndjenjë besimi, së cilës na ja dimë mjaft vlerën”.

“Krah për krah, me veshje të ngjashme, myslimanët dhe të krishterët mendojnë për të ardhmen e vendit me të njajtin shpirt shqiptari. Çfarë qetësie në qytet! Çfarë dinjiteti nëpër rrugë dhe në dyqane! Nuk shikon asnji të dehun, askënd që t’i merren kambët nga pija. Asnji e bërtitun, asnji gjest i papërmbajtun. Sjellja fisnike që i ban përshtypje çdo vizitori në nji vend musliman, këtu asht e pranishme kudo.”/Kultplus

 

Shperndaje në: