NASA e jep nji paralajmërim për muejin Korrik (video)

NASA na paralajmëron të pregaditemi për eklipsin e përgjithshëm të Diellit në muejin Gusht.

Por jo vetëm kaq, në fund të muejit Korrik parashikohen shira meteorësh.

Eklipset diellore ndodhin kur Hana e re kalon mes Tokës dhe Diellit. Nji eklips diellor total ndodh kur Hana e re asht në pozicionin e duhun për me mbulue tanësisht diskun e Diellit.

Nji gja e tillë pritet me ndodhë muejin e ardhshëm më 21 Gusht, kur Hana e re të bllokojë plotësisht Diellin dhe kjo pritet të shihet nga Oregoni në Karolinën e Jugut.

Dy javë para ose pas nji eklipsi diellor, ka shpesh, por jo gjithmonë, nji eklips hanor.

Kjo ndodh sepse Hana e plotë, Toka dhe Dielli kanë m’u rreshtue në nji vijë të drejtë.

Hana e re fillon më 23 Korrik dhe kalon nëpër fazat e saj, derisa të na jep eklipsin total në muejin Gusht.