NASA kërkon punëtorë për me mbrojtë Tokën nga jashtëtokësorët (foto)

Shkencëtarët e Qeverisë amerikane po punojnë shumë në mënyrë që me përmisu mbrojtjen.

Mirëpo, në agjencinë e Hapsinës sundon tuta e madhe nga jashtëtokësorët, për çka NASA ka hap konkurs për vendin e punës: “oficer për mbrojtje të planetit Tokë nga jashtëtokësorët”. Ndërsa rroga “asht imtësi, vetëm 187.000 dollarë”.

Oficeri për mbrojte të planetit ka m’u angazhue në mënyrë që t’i bindë njerëzit që mos t’i kontaminojnë planetët, Hanat dhe objektet tjera në hava.

Gjithashtu duhet me ndihmue që të pengohet shpërndamja e çfarëdo mikrobeve jashtëtokësore në Tokë.

Detyra e tij ka me qenë që kohë mbas kohe me udhëtue nëpër qendrat e hapsinë nëpër gjithë botën dhe me mbikëqyrë gjendjen në ato qendra.

Kandidati duhet të ketë ma s’paku nji vit eksperiencë si zyrtar civil i Qeverisë në nivelin ma të naltë, plus duhet të ketë “dijeni të përparueme” mbi mbrojtjen e planetëve dhe gjithëçka nënkupton kjo.

Puna nënkupton shumë koordinim ndërkombëtar. Hulumtimi i hapsinës asht i shtrejtë, dhe shpenzimet shpesh i ndajnë shumë vende, kështu që agjencia ka nevojë për dikënd me aftësi të mira diplomatike.

Gjithashtu asht e nevojshme diploma e shkallës së naltë të fizikës, inxhinierisë apo matematikës.

NASA pranon aplikacionet në usajobs.gov prej 13 Korrikut deri 14 Gusht. /metro/