Nëse ndodh fundi i botës, miliarderët kanë m’u “mshefë” këtu (foto)

Fundi i botës i tutë shumë njerëz, por Robert Vicinoi i Vivos Europa e sheh fundin e botës edhe si nji biznis.

Në këtë mënyrë, kompania nëntokësore e ndërtimit Vivos, ka ba ma shumë sesa nji shtëpi për me jetue në rast të nji apokalipsi.

Vivos Europa asht nji strehë-bunkier në Rothenstein, Gjermani dhe mendohet me qenë ma e madhja e ndërtueme dhe ma e sigurta në botë. Gjithashtu, asht nji nga ma luksozet në botë.

Nëse edhe ju mendoni të jeni pjesë e saj, nji vend në këtë bunker asht në dispozicion vetëm me ftesë, dhe secilit i duhet me pague 5 milionë dollarë për me qenë pjesë e saj.