Nihuni me snajperistin amerikan i cili vrau 33 talebanë në nji mision (foto)

Derisa shumica e 18-vjeçarëve janë në kërkim të punës së parë, me pi nëpër festa apo me vijue shkollën e naltë, Nicholas Irving bante vrasjen e tij të parë në linjën e parë të frontit në Irak.

Tashma në moshën 30-vjeçare, ai ka kallxue se si ndihet kur u jep fund kaq shumë jetëve dhe si ai jeton me pasojat e karrierës së tij.

Tue i hedh kujtimet e tij në nji libër, The Reaper, Nicholas tregon se si vrasja e tij e parë në moshën 18-vjet e ka lanë pa gjumë atë natë.

Por kjo nuk e ka ndalë atë, e cili raportohet të ketë vra 33 talebanë vetëm gjatë nji misioni në Afganistan, tue e shndërrue në nji prej snajperave ma vdekjepruës në historinë amerikane.