‘Ninxhat’ shqiptarë n’akcion, keni m’u habitë qysh e fikin zjarrin (video)

Kjo video kallxon se sa i vërtetë asht etiketimi që kemi ba për skuadrën e zjarrfikësve në Gramsh tue i mbiquejt ata “Ninxhat”.

Keni me pa se si, me pompa krahu, dalin para zjarrit dhe, me nji shpejtësi e fuqi të papame, fikin flakët.

Simbs situatës, beteja me zjarrin asht ose individuale, ose në grup. Dhe kjo strategji ka qenë mjaft efikase.

Edhe sot në Krastë ata banë maksimumin tue shue mjaft vatra zjarri, shkruejnë mediat shqiptare.

Dhe siç shkruhet ma tej, mbas kontributit të dhanë në Krastë, “Ninxhat” e Gramshit u nisën për në qytetin e tyne mbasi u njoftuen për nji zjarr atje.

“Kjo skuadër meriton vërtet shumë. Ndoshta asht modeli unik në Shqipni”, thuhet në nji koment të mediave shqiptare.