Nji foto sa 1 mijë fjalë, zbulone edhe ju! (video)

Për princin Harry, mund të ketë qenë thjesht nji mënyre e rehatshme për me kap setren, por rrjetet sociale po shpërthejnë nga teoritë e komplotit që rrethojnë fotografinë e 33-vjeçarit me Melania Trump.

Përdorues të Twitterit thonë se gishtat e Harryt, tregojnë shejen e brinave të djallit; të tjerë kambëngulin se bahet fjalë për nji mesazh të msheftë që pjesëtari i familjes mbretnore britanike asht përpjek me përcjellë.

Dikush tregohet sarkastik e pyet: “a mos vallë princi po kërkon heshturazi me shpëtue?” nuk mungon as varianti i nji simboli të Iluminatit.

Spekulimet janë nga ma të ndryshmet, nji pjesë edhe qesharake, por duket se djali i vogël i Dajanës i ka ca histori me gjestikulacionin, sidomos atë të duerve.

Nji veprim të ngjashëm, ai e bani edhe në 2010’tën kur po fliste përpara rekrutëve të Royal Air Force.

Gishti i famshëm jashtë këmishës u shfaq edhe gjatë muejit Korrik në kohen kur në Central Park të Londrës po zhvilloheshin lojnat ‘Fit and Fed’.

 

Shperndaje në: