Nji ‘selfie’ me 3 Presidentët amerikanë, cili ishte fotografi (foto)

Ish-Presidentët Amerikan Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton, kanë marrë pjesë gjatë javës së kalueme në garën nacionale të golfit e njoftun ndryshe si “kupa presidenciale”, me ç’rast kanë ba nji selfie e cila me shpejtësi të madhe asht shpërnda në internet.

Dhe derisa ekipet amerikane po luenin, kurse tifozët e tyne brohorisnin, në Twitter asht shfaq nga askund nji selfie e golfistit të njohun amerikan Fill Mickelson me tre ish-Presidentët Amerikanë.

 

Ai këtë fotografi e ka postue në profilin e vllaut të tij Tim Mickelson, me nji koment interesant përbri saj: “ai momenti kur të jepet mundësia m’u fotografue me tre Presidentët Amerikan”.

Kjo foto shumë shpejt asht shpërnda në internet, kurse enigma kryesore ishte kush asht personi që e ka ba këtë foto, të cilit në fotografi i shihet vetëm gjysa e kresë.

Megjithatë misteri shumë shpejt u zgjidh.

 

Shperndaje në: