Njihuni me çiftin që jeton prej 22 vjetesh në pusetë, kjo asht jeta e tyne (foto)

Maria Garcia dhe burri i saj Miguel Restrepo kanë vjet që jetojnë në nji pusetë.

Dikur ata ishin të mvarun nga droga dhe banin nji jetë endacake.

E thanë shkurt flinin ku t’i zinte nata.

Tash ata kanë 22 vjet që jetojnë poshtë në atë që dikur ishte nji rrjet kanalizimesh në Kolumbi.

Edhe pse për shumicën prej nesh nji pusetë nuk mund të jetë kurrë shtëpia ideale, për këta dy njerëz asht vendi ku kanë gjet lumtuninë.

Ata janë të lumtun mbrenda asaj hapësine, madje institucionet u kanë lidh atyne edhe energjinë elektrike.

E vetmja që ata kërkojnë asht nji televizor ma i mirë se sa ai që e kanë. /mapo.al

 

 

Shperndaje në: