Njisia që vrau Bin Laden’in po pregadit vrasjen e Kim Jong-un (foto)

Njisia elitare ushtarake, US Navy Seal, që vrau kryeterroristin Osama bin Laden, po trajnon forcat e Koresë së Jugut për me vra diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Simbas “The Sun”, njisia “Seal Team Six”, që u dërgue në Pakistan për me vra Bin Laden’in në vitin 2011, po merr pjesë në nji stërvitje sekrete me komandot ushtarakë të Koresë së Jugut, me qëllim eliminimin e liderit komunist në rast lufte.

Ekipi special i vrasjeve ka me u formue në Dhetor.

Mediat e Koresë së Jugut thojnë se plani njihet edhe si Hakmarrja dhe Ndëshkimi i Fuqishëm Korean.

Prej kohësh spekulohet se SHBA dhe Korea e Jugut munden me ndërmarrë nji plan për egzekutimin e liderit komunist.

Kjo mendohet se ka me parandalue nji luftë në shkallë të gjanë.

Të Diellën Korea e Veriut kreu testin e gjashtë dhe ma të fuqishëm bërthamor.