Norvegjia – ndër vendet ma të bukura në planet që atrakcion kryesor e ka natyrën! (foto)

Vendi i fjordeve, akullit dhe Dritave Veriore: Norvegjia asht vend për ata të cilët kërkojnë mënyra vërtet të ndryshme për me i festue pushimet!

Me temperatura tejet të ftofta, pyje pa shtigje dhe klimë të ashpër veriore – ky asht, mbase të gjithash, vendi nga vijnë legjendat e Vikingëve dhe Valkyriesve.

Jehonat e historisë së pasun të këtij shteti janë të përhapuna përgjatë gjithë territorit, por atrakcioni kryesor i Norvegjisë asht natyra!

Fjordet vendore janë ndër vendet ma të bukura në planet: të qeta, me ujë të pastër si kristali, me shkëmbij mahnitës, akullnaja e mrekulli tjera natyrale të cilat na lanë gojëhapun!

Si qershia mbi torte, ju gjithashtu mund të shikoni edhe diçka tejet të veçantë, respektivisht Dritat Veriore.

Mos të harrojmë as miniaturën e fshatrave norvegjez të cilët gjenden përgjatë tanë shtetit, e të cilat janë secili më magjepsës se tjetri, shkruen telegrafi.

Nëse veç vendosni me vizitue Norvegjinë, assesi mos e harroni kamerën!

Trolltunga (gjuha e Trollit) – nji pjesë guri e shtrime horizontalisht në malin Skjeggedal, e cila gjendet rreth 700 metra mbi pjesën veriore të liqenit Ringedalsvatnet.

Dritat e Bardha në ishujt Lofoten të detit norvegjez

Dritat Veriore në qiell përmbi Hammerfest

Ujëvara e “Shtatë Motrave”, në fshatin More og Romsdal

Ura “Storseisundet” – urë e cila e ban lidhjen mes Romsdal për në ishullin Averoya në qarkun More og Romsdal

Qyteti Alesund

Trollstigen – rrugë mali gjarpnore në regjionin Vestlann

Lugina Lodalen

Shkëmbi ‘Preikestolen’ përmbi Lysefjorden

Pamja e qytetit Tromso

“Dragoi i Fjetur”, ishulli Vaeroy

Shperndaje në: