Pamje pak minuta para vrasjes së aktorit të famshëm turk (video)

Detaje tronditëse publikohen lidhun me aktorin, modelin dhe prezentuesin e njoftun turk, Vatan Sasmaz, i cili u vra mbramë në nji prej hoteleve luksozë të Stambollit nga ish e dashtuna e tij.

43-vjeçari Sasmaz priste nji fëmi nga bashkëshortja Yasemin Adali, me të cilën u martue në vitin 2015. Simbas “Hurriyet”, ai e kishte mësue gjininë e fëmiut në muejin e 5 të shtatzanisë, vetëm nji ditë para se të vrahej. Ndërkohë, natën e krimit që tronditi Turqinë, ish-modelja Filiz Aker, e cila qëlloi me 4 plumba mbas shpine aktorin, me të cilin kishte pasë nji lidhje dashnie në vitin 2009, i kishte thanë mbesës së saj se “unë kam me qenë e lumtun, por lumturia ime mundet me të mërzitë ty. Duhesh me u ba e fortë.”