Para 40 vjete vdiq Elvis Presley, por ende shumë besojnë se ai asht gjallë, qe “provat” (foto)

Me 16 Gusht 1977, Elvis Presley vdiq në Graceland Memphis, Tennesi, në shtëpi, nga pushimi i zemrës, në moshën 42 vjeç.

Këndoi me sukses çdo lloj muzike, përfshi ‘country, rock, e bluz’.

Edhe pse kishte za të bukur, lëvizjet e trupit kur këndonte i dhanë atij famën.

Vdekja e tij i atribuohet kryesisht marrjes me tepricë të barnave qetësues.

Interesi popullor për Elvis’in ka mbetë i naltë; shtëpia e tij, Graceland, në Memphis, asht kthye në nji vend tërheqës për vizitorë.

Por, janë të shumta teoritë konspirative se, Elvis Presley, asht ende gjallë dhe e ka shpikë vdekjen e tij në 1977 për m’i pshtue presionit të famës.

Mbas mbrami ata prtetendojnë se nji foto e re e bame në shtëpinë e kangëtarit në Graceland kallxojnë se ai jeton ende dhe madje e ka vizitue shtepinë e tij në ditëlindjen e tij të 82.