Paralajmërohet nji ndryshim i madh në iPhone 8

Simbas raportimeve të analistit të njoftun, Ming-Chi Ku, iPhone 8 nuk ka me pasë Touch ID të integruem në ekran.

Ai tha se Apple përfundimisht ka heqe dorë nga integrimi i skanerit për gishta në ekranin e telefonit.

Kjo sugjeron se sensori i gishtave mundet me u paraqite në kuadër të tastierës për dhezjen e telefonit, ose në anën e mbasme të pajisjes.