Për 40 vjet i msheft në pluhun, por qe sa shitet sot ‘Ferrari’ i rrallë…(foto)

Old-timer në gjendje origjinale, “Ferrari 365 GTB/4”, ka pa dritën mbas ma shumë se 40 vjetësh sa kishte ndejt i braktisun në nji garazh.

Sot ai ka me ja sjellë pronarit të tij nji fitim të madh. Në periudhën prej vitit 1969 deri 1973 janë prodhue 1 mijë e 200 njisi të modelit “Ferrari 365 GTB/4”.

Prej këtij numri, vetëm pesë automjete ishin prodhue me karroceri të lehtë për gara në Dayton dhe vetëm njani prej tyne ka mujt me u vozitë në rrugët publike – “Ferrari 365 GTB/4”, i cili me dekada mblodhi pluhunin në nji garazh.

Mjeti asht në gjendje origjinale, gja të cilën koleksionuesit e vlerësojnë shumë tek old-timer. Ai ka kalue vetëm 36.390 km, gja e cila ka me ndikue në ngritjen e çmimit.

Vlerësohet se në ankandin e ardhshëm pronari i ri ka me pague midis 1,65 deri 2 milionë dollarë, ndërsa mbas restaurimit të kerrit, vlera e tij ma vonë ka me u rritë dukshëm.