Për Bajram nji asteroid i madh ka me kalue afër Tokës (video)

Më 1 Shtator toka do të ketë nji ‘takim’ të ri me nji trup qiellor.

Bahet fjalë për asteroidin 3122 Florence, nji prej ma të mëdhajve që i afrohet planetit tonë.

Megjithatë ai nuk asht i rrezikshëm. Me nji diametër prej 4.4 kilometrash, asteroidi ka me kalue rreth 7 milionë kilometra larg tokës, ma saktësisht 18 herë sa distanca e Tokës me Hanën.

Por ky do të jetë vetëm takimi i parë, mbasi në Tetor, nji tjetër asteroid 2012 TC4 ka me ju afrue planetit tonë.

Veçantia e 3122 Florence qëndron tek masa e tij.

Siç bajnë të ditun ekspertët e NASA’s, edhe pse shumë asteroide kanë kalue ma pranë tokës, ata kanë pas dimensione ma të vogla.

Florence asht asteroidi ma i madh që i afrohet kaq shumë tokës, që kur ka hy në funkcion programi i NASA’s për gjurmimin e këtyne objekteve.