Për çka ankohen femnat dhe për çka mashkujt gjatë seksit? Hulumtimi që ka me ju habitë

Simbas nji hulumtimi, të cilin e ka ba revista, “Archives of Sexual Behavior”, femnat ma së shumti ankohen për shkak të humbjes së virgjnisë me personin e gabuem, ndërkaq mashkujt për shkak se nuk kanë qenë ma shumë aktivë.

Hulumtuesit e Universitetit, “Texas”, nga Ostini kanë kërkue nga të anketuemit me e ba listën e gjanave për të cilat ma së shumti ankohen për jetën e tyne seksuale.

Për femnat tri top-përgjigje kanë qenë: humbja e virgjnisë me personin e gabuem (24 për qind), tradhtia (23 për qind) dhe hymja shumë e shpejtë në marrëdhanie seksuale (20 për qind).

Mashkujt kanë pasë përgjigje krejtësisht ndryshe: ata ma së shumti ankohen për atë që nuk e kanë ba.

Kështu që te mashkujt tri top-përgjigje kanë qenë: marrja për shkak të së cilës nuk kanë vazhdue tutje (27 për qind), mandej pse nuk kanë eksperimentue ma shumë derisa kanë qenë të ri (23 për qind) dhe pse nuk kanë ba aventura seksuale kur kanë qenë vetëm (19 për qind).