Po bllokohet “Balena e kaltër” në rrjetin e Kosovës

Me iniciativën e Agjencisë Shtetnore për Mbrojtjen e të Dhanave Personale dhe bashkërendimin e veprimeve me ofruesit kryesorë të internetit në Kosovë, ka fillue bllokimi i qasjes në aplikacionin e quejtu ‘Balena e Kaltër’ (Blue Whale).

Mbas paraqitjes së rasteve të para të shkarkimit të lojës morbide ‘Balena e Kaltër’, e cila krijon mvarësi tek ata që e shkarkojnë dhe përmes shantazhit, administratorët e saj detyrojnë përdoruesit me krye veprime të frigshme deri në vetëvrasje, Agjencia Shtetnore për Mbrojtjen e të Dhanave Personale, gjatë ditëve të fundit ka ndërmarrë veprime koordinuese me institucionet përgjegjëse, e në veçanti me kompanitë private që ofrojnë internet mbrenda vendit, me qëllim të bllokimit të qasjes nga shfrytëzuesit e rrjetit që ofrohet nga katër operatorët kryesorë, si: Vala, Ipko, Kujtesa, Artmotion, thuhet në njoftimin e Agjencisë Shtetnore për Mbrojtjen e të Dhanave Personale, raporton Telegrafi.

Agjencia, me këtë rast, njofton publikun se nga dita e djeshme, operatorët që ofrojnë internet në tregun e Kosovës, simbas kërkesës së saj, kanë fillue bllokimin e të gjitha faqeve përmes së cilave ka pasë mundësi të shkarkohet kjo lojë morbide.

“Nga orët e para të ditës së Shtunë kanë fillue me ardhë raportime nga këta operatorë lidhun me bllokimin e qasjes në këtë aplikacion.

Presim që gjatë ditëve në vijim të pranojmë raportime të reja rreth bllokimit të plotë të çfarëdo qasje në këtë aplikacion”, thuhet në njoftim.

“Agjencia i ka dhanë përparësi urgjente kësaj çashtje tue marrë shkas nga keqpërdorimi i të dhanave personale që bahet me rastin e shkarkimit të këtij aplikacioni, ku parakusht i administratorëve asht deponimi i të gjitha të dhanave që lidhen me përdoruesin, përmes të cilave, pastaj, administratorët e këtij aplikacioni shantazhojnë përdoruesin me 50 detyrat e dhana, deri në detyrimin për me ba vetëvrasje”, thuhet në njoftim.

Agjencia Shtetnore për Mbrojtjen e të Dhanave Personale me këtë rast ka falënderue bashkëpunëtorin e saj të jashtëm për çashtje kibernetike, Naim Kërçagu për mbështetjen e ofrueme në këtë operacion.