‘Porsche’ s’ka vetëm super-kerre… tash edhe me super-jahte! (foto)

Porsche ka prezantue super-jahtin e parë të krijuem nga kjo kompani, i cili ngërthen në vete pishinë, dhomë të ngranies dhe deri në katër kabina nën kuvertë.

Gjithë kjo për nji çmim rreth 12 milionë funte.

Në mbrendinë e tij ka nji dhomë pritjeje ku pronari mundet me pritë miqtë e tij, i rrethuem me nji pamje panoramë të oqeanit.

Interieri asht realizue nga shtëpia e modës Minotti, e cila ka realizue dysheme druni, objekte të mermerit dhe orendi të punueme me lëkurë.