Princesha japoneze heq dorë nga statusi për m’u martue me pianistin

Mbesa ma e madhe e perandorit japonez Akihito, princesha Mako, 25 vjet, ka vendos me heqë dorë nga statusi i saj mbretnor për m’u martue me nji pianist.

Me burrin e saj të ardhshëm, Kei Komuro, ajo u njoh kur ishin shokë shkolle në Universitetin Kristian Ndërkombëtar të Tokios, raporton BBC.

Femnat në Japoni nuk munden me qenë pretendente për fronin mbretnor, por princesha Mako ka me humbë edhe favoret e statusit të saj mbretnor mbasi të martohet me bashkëmoshatarin Komuro, i cili nuk ka asnji status të tillë.