Publikohen pamjet e rralla të ‘Zogut të Zi’, aeroplanit ma të shpejtë luftarak (video)

Me shpejtësi maksimale prej 3.500 kilometra në orë, Lockheed SR-71 Blackbird apo “Zogu i Zi” asht aeroplani ma i shpejtë që ndonjiherë asht prodhue.

Këtë aeroplan vëzhgues e ka prodhue kompania amerikane Lockheed Martin gjatë viteve të ’60’ta, kurse asht heq nga përdorimi me shpërbamjen e Bashkimit Sovjetik.

Po të mos ishte trupi i aeroplanit i ndërtuem nga titaniumi ky aeroplan kishte m’u nxe deri në 480 gradë Celsius për shkak të shpejtësisë së madhe, kurse pa pikë problemi ka mujt me fluturue në nji naltësi prej 25.900 metra.

Për këtë arsye, pilotët kanë vesh rroba speciale që i bajnë ballë presionit të ajrit, kurse helmetat i kishin të ngjashme me ato të astronautëve.

“Zogu i Zi” vazhdon m’u cilësue si aeroplani ma i shpejtë që ndonjiherë asht prodhue, kurse arsyeja pse asht heq nga përdorimi janë shpenzimet marramendëse të mirëmbajtjes së tij.

Nga viti 1964 dëri më 1998, në total janë prodhue 32 aeroplanë të këtij lloji, të cilët me sukses kanë krye mbi 4 mijë operacione.

Pasardhësi i kësaj fluturake-Lockheed SR-72, aktualisht asht tue kry fazën e fundit të testimit.