Qe 6 rrenat e famshme që gratë e martueme jau thojnë burrave

Kush tha që rrenat janë të damshme? Najherë, që nji lidhje me funksionue ma së miri, herë mbas here duhen thanë disa rrena të bardha.

Të paktën në këtë konkluzion kanë dalë disa gra të martueme, të cilat rekomandojnë këto 6 rrena si të duhunat në nji marrëdhanie të shnetshme.

1 – Seksi ishte i mrekullueshëm – Edhe nëse nuk asht duhet ta thoni sa ma shpesh këtë fjali. Kjo ban që ta mbani bashkëshortin të kënaqun edhe nga ego, por edhe të tregoni se marrëdhania vazhdon ende me qenë si ma parë.

2 – Trupi yt është në formën e duhun – Edhe kur bashkëshorti juej ka fillue me ba bark, nuk asht nevoja me u ba e keqja e historisë.

3 – Për mue je ende shumë seksi – Pasioni shuhet me kalimin e kohës kjo asht e vërtetë, por asht edhe përgjegjësia e femnave. Bahuni lloji i femnës që e stimulon pasionin. Bashkëshorti juej ka nevojë me ndigjue fjalë të tilla.

4 – Më pëlqeu dhurata që ma dhe – Asnjiherë mos shprehni pakënaqësi për gjanat që jau dhuron bashkëshorti. Jepni vlerësimin e duhun, (të paktën për përpjekjen).

5 – Nuk e kam problem që po del me shokët – Sigurisht që e keni problem, por kjo nuk don me thanë që shtëpia juej e re, të kthehet në nji burg për bashkëshortin.

6 – Jo nuk kam ble gja, i kam pasë këto tesha – Nuk asht nevoja që bashkëshorti juej me dijtë çdo blemje që bani. Financat janë motiv i madh për debat. Mos e nisni nji të tillë.

Shperndaje në: