Rama s’i harroi atletet as në takimin e Durrësit (foto)

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, pamvarësisht kritikave dhe komenteve të shumta, nuk heq dorë nga atletet e bardha në takime të randësishme.

Ai tërhoqi vëmendjen disa javë ma parë, ku në takime të nivelit ndërkombëtar u shfaq me atlete të bardha.

Por kështu ka ba edhe ditën e sotme, në villën qeveritare në Durrës, gjatë pritjes së kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Rama u shfaq me kostum ngjyrë të kaltër në gri, por siç prej kohësh ka ba në takime të nivelit të naltë, kostumin e shoqnoi me atlete sporti.

Ishte kjo mënyra në të cilën ai priti sot Isa Mustafën, Kryeministrin e Kosovës, Zoran Zaev i Maqedonisë, atë të Malit të Zi Dushko Markovic, Kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç, Kryetarin e Këshillit të ministrave të Bosne Denis Zvizdic, si dhe Komisionerin Johannes Hahn dhe Cyril Muller- Zavendës Presidenti i Bankës Botnore për Europën dhe Azinë Qendrore.