Raporti i CIA’s: Spiunët rusë kercënojnë Trump’in me video seksuale n’Moskë

Shefi i inteligjencës i tha Presidentit të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald Trump, se spiunët e Kremlinit pretendojnë të kenë material komprometues në lidhje me jetën e tij personale.

Këtu përfshihet edhe “pretendimet e veprimeve poshtnuese seksuale në nji hotel në Moskë”.

Dosja, asht nji koleksion i shkresave me shkrim, gjatë nji periudhe prej 5 vjetesh.

CNN njoftoi të Martën se nji përmbledhje prej dy faqesh e raportit ju dha Presidentit Barack Obama dhe Trump.

Në vitin 2013 Trump ka qenë në Moskë së bashku me “Mis Universin”.