Rusia ‘nën kambët’ e Arilena Arës, kangëtarja shqiptare flet shqip në mes të Moskës (video)

Kangëtarja e njohftun, Arilena Ara, ka marrë pjesë në Europa Plus Live, ku ka performue kangët e saj të fundit.

Ajo ka shkëlqye gjatë interpretimit të saj tue ba për vete shumë ndjekës të festivalit që ka mbledhë artistë nga krejt Europa. Alilena ka këndue kangën e saj të famshme “Nëntori” në versionin anglisht dhe shqip, por edhe disa kangë të tjera të kangëtarëve të njoftun me famë botnore si “Lost On You” të LP, “She Wolf” (Falling To Pieces) të David Guetta ft. Sia, etj.