‘Ryanair’ anulon fluturimet e 400 mijë pasagjerëve…Zbuloni arsyet e çuditshme

Kompania e madhe ajrore “Ryanair” ka vendosë me i anulue fluturimet ku përfshihen rreth 400 mijë pasagjerë.

Kështu deklaroi CEO i kompanisë irlandeze, Michael O’Leary.

Simbas llogarive të tyne kërkesat për damshpërblim kapin shifrën 20 milionë euro.

Në faqen e “Ryanair” asht publikue lista e gjatë me fluturimet e anulueme deri në muejin Tetor.

Ma herët kompania kishte njoftue se ka me i anulue 40-50 fluturime në ditë gjatë javëve të ardhshme (deri në 2100 të tilla deri në Tetor).

Arsyeja?! Me përmirësue “përpikmëninë”, që simbas tyne ka zbritë në 80% mbas vonesave e grevave të kontrollorëve të fluturimit, mbas kohës së keqe dhe pushimeve të shumta të pilotëve dhe ekuipazheve.

Shperndaje në: