Seks me arabët – Shqiptaret në Dubai, jetë të dyfishtë si prostituta luksi (foto)

Prostitucioni i formave të ndryshme po bahet nji fenomen mjaft i mpreftë për shoqninë shqiptare.

Përveç atij klasik, kohët e fundit ka shpërthye nji formë e re e prostitucionit, ku çika nga ato që rëndom thuhet ” që as që ta merr mendja”, ofrojnë shërbime të tilla kryesisht në vend të largëta me Shqipninë.

Qysh funksionon

Ato nuk deklarohen si prostituta. Përkundrazi, në rrjetet sociale shfaqin jetën e tyne plot shkëlqim dhe luks tue qitë foto nga vendet ma të lakmueme për pushime, me kerre, telefona, veshje dhe bizhuteri luksi, të cilat nuk ia ka ble as baba, as vllau, as i fejuemi dhe aq ma pak t’i kenë ble vetë…sepse, janë papunë.

Në fakt, e bajnë nji punë, për hir të së vërtetës…

Fillon si nji ekspozim i “aseteve” kryesisht në Instagram dhe mandej vjen ftesa për nji xhiro me “5 yje”, e cila nuk asht gja tjetër veç se nji formë e sofistikueme prostitucioni, ku çika merr koferat dhe ikë nga Shqipnia për disa ditë tue shkue pranë klientit.

Në aeroportin e destinacionit e pret “porositësi”, i cili nuk asht nji klient i rëndomtë, por person me të ardhuna të mira financiare, aq sa mundet me përballue shpenzime të mëdha për udhëtimin, shopping, shetitje, si edhe pagesa cash ndaj çikës.

Por, kjo asht veç nji formë.

Nisja e fotove cullak apo striptizmi online asht nji tjetër formë e përhapun në vend, për të cilën, pagesat bahen kryesisht online./albeu.com/