Sheikët arabë mbulojnë me pare çiftin shqiptar, tranohen të ftuemit (video)

Nëse jeni mahnitë me dasmat e VIP’ave që këtë verë kanë qenë të shumta, atëherë ju prezentojmë me dasmën ma të veçantë shqiptare, ku pjesëmarrës në të kanë qenë sheikë nga Dubai, të ftuem si shoqnia e dhandrit.

Djali fatlum asht Jasin Maloku nga Prizreni, i cili ka tregue për JOQ.al se sheikët i ka miq prej vitesh dhe frekuentohet shpesh me ta, madje kjo ishte hera e disatë që miqtë e tij nga Dubai vizitonin Prizrenin, por këtë herë më ndryshe.

Rrëfimi i tij:

Dasma ime u bë para pak ditësh, por ende flitet në të për faktin se u impresionuan të gjithë nga pjesëmarrja e sheikëve, sepse ishte hera e parë që në një dasmë në Kosovë të gjenden sheikë. Unë i njoh prej vitesh ata sepse kam qëndruar për disa vite në Dubai dhe tani i kam shokë të ngushtë.

Si dhuratë 2 sheikët më blen një apartament, një orë me vlerë shumë të madhe dhe disa shpenzime tjera që e kalojnë shifrën 80 mijë euro. Përveç vlerës monetare, pjesëmarrja e tyre më ka dhuruar shumë kënaqësi dhe ndjej respekt të thellë për ta që më nderuan me pjesëmarrjen e tyre”, përfundoi i riu nga Prizreni.

Shperndaje në: