Shhni ç’bajnë shqiptarët në Frankfurt: ‘Në 100 m udhë ka 2 GLE, 1 GTS, 1 Porsche jashtë serie, 3 Ferrari…’ (video)

Asht e vërtetë që jashtë vendit edhe pastrues me punue ja arrin me pasë të ardhuna ma të mira se sa nji punë e zakonshme në Kosovë e Shqipni.

Shpesh e shohim kur emigrantët kthehen dhe sjellin kerret e tyne luksoze dhe jo vetëm.

Nji çikë shqiptare ka sjellë në redaksinë e JOQ nji video të shkurtë ku shihen kerret e parkueme të shqiptarëve në Frankfurt dhe ka mbetë pa fjalë.

“Përshëndetje JOQ! Ky lokali ku po kalojmë ne është një lokal shqiptarësh në Frankfurt dhe shikojeni se çfarë makinash parkojnë shqiptarët jashtë. Në 100 metra rrugë ka 2 GLE, 1 GTS, 1 Porsche jashtë serie, 3 Ferrari, 2 CLA, 1 E klas S, 1 Range Rover i fundit, 1 GL, etj etj këto Audi A8 e ça di un s’po i përmendim fare”,- përfundoi çika shqiptare.