Shihne këtë moment, qysh bjen në pishinë Miss Universe (video)

Gara për ma të bukurën jo gjithmonë shkon simbas planit, dhe këtë gja ma së miri e deshmon nji video e publikueme së fundmi, ku Miss Universe nga Spanja asht filmue tue u rrxue në pishinë derisa po sfilonte e veshun me fustan dhe këpucë me take të nalta.

Pilar Magro po përfaqësonte provincën spanjolle Caceres, ku bani nji gafë që e la me fytyrë të skuqun.

Ajo derisa po sfidonte pranë pishinës tue tentue me ba nji rrotullim për me i kallxue linjat trupore, rrëshqiti dhe ra në pishinë.

Videoja e postueme ma poshtë, shfaq momentin kur derisa vajzat po sfilonin i vjen radha edhe Magros e cila derisa tenton m’u rrotullue, duket se ishte shumë pranë pishinës dhe në nji moment humb baraspeshimin dhe përfundon në ujë.

Me të pa se çka ndodhi vajzat tjera mbetën të shokueme, derisa nji zhytës profesionist kërcen në ujë për me shpëtue nga ma e keqja.

Kjo lëvizje e pamendueme mirë, mbasi titullin i rrëmbeu Magros, Sofia del Prado në Castilla La Mancha.