Shihne, kjo bukuroshe asht ma e bukura e Amerikës (foto-video)

Mbramja e së Diellës kunorëzoi edhe ma të bukurën e Amerikës.

Ajo asht Cara Mund nga Dakota e Veriut, e cila u shpall “Miss America” nga nji garë me 50 kandidate të tjera, tue u ba e para nga shteti i saj që rrëmben nji trofe të tillë.

Fitorja e 23-vjeçares, e cila pason Missin në largim Savvy Shields, asht nji fitore e madhe edhe për shtetin në fjalë, mbasi Dakota e Veriut rezulton si nji ndër shtetet ma të vogla të përfaqësueme në nji kompeticion të tillë, gja që u përmend edhe nga vet ajo kur doli në skenë.

Gjatë raundit paraprak të pyetjeve, që u mbajt për herë të parë në nji garë të tillë bukurie, ajo u përgjigj për “andrrën e parë” në sirtarin e andrrave të saj.

“Sinqerisht, andrra ime ka qenë pjesëmarrja në Miss America dhe renditja në 10 ma të mirat”, tha ajo. “Kemi pas vetëm 3 vajza nga shteti ynë që e kanë arritë këtë objektiv deri sot, por nëse ja dal ka m’u provue se nuk ka randësi nga vjen në aspektin gjeografik. Nëse dikush e ka aftësinë për me ba këtë gja dhe andërron nji sukses të tillë, atëherë ajo mund t’ja dalë”.

Shoqnuesja e parë e Missit u shpall Jennifer Davis nga Missouri, ndërsa shoqnuese e dytë Kaitlyn Schoeffel nga New Jersey.

Shoqnuesja e tretë ishte Briana Kinsey nga District of Colombia, ndërsa e katërta u rendit Morgana Wood nga Texasi.

 

 

 

Shperndaje në: