Shihni këto modele spektakolare të kerreve në Frankfurt (foto)

Kompanitë ma prestigjioze të kerreve në botë po i ekspozojnë modelet ma të reja të kerreve të tyne në Panairin Ndërkombëtar të Franfkurtit, që po mbahet në qytetin gjerman për herë të 67’të.

Prodhuesit gjermanë, Audi, Mercedes e BMW kanë prezentue modelet e reja të kerreve që pritet me dominue këtë treg n’vjetet në vazhdim.

Volkswagen, në këtë panair, asht paraqit me modelin e risjellë në jetë të kombibusit legjendar, si dhe me modelin e ri të kerrit T-Roc.

Audi Elaine

Audi ka prezantue modelin ‘Elaine’, kurse BMW ka prezentue modelin e SUV X7.

Megjithatë, kryefjala e kerreve të prezentueme ishte Mercedesi AMG Project One, që asht kerri i ri  sportiv i gjigantit gjerman.

BMW X7

VW T-Roc

Volkswagen id

Panairi i kerreve në Frankfurt ka m’u mbajt deri më datën 24 Shtator. /metro

Mercedes Project One AMG