Shihni pamjet e frigshme, ku rrugët permbyten prej shiut në Rusi (video)

Nji video dramatike e cila kallxon njerëzit që përpiqen dhe nuk arrijnë me ndalue ujin që gati “merr me vete” nji karrocë me nji fëmi mbrenda saj dhe pamje të tjera tregojnë gjendjen e krijueme në Ufa, Rusi, e cila u godit nga nji përmbytje e fuqishme.

Siç shkruejnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bahet fjalë për pamje që vijnë nga kryeqyteti i Republikës Ruse të Bashkortostanit, që ndodhet midis lumit Vollga dhe maleve të Uralit, e cila u pushtue nga dy orë shiu i randë me breshën të rastit.

Pamjet nga Ufa treguen skena dramatike nga rrugët e përmbytuna, ndërsa kerret po përpiqeshin ngadalë me lundrue përmes thellësive të ujit.

Autoritetet lokale kanë thanë se 1.500 shpëtimtarë u vendosën në përgjigje të fatkeqësisë.

Përmbytja preku disa nga ndërtesat e qytetit, ndërpreu operacionet hekurudhore dhe shkaktoi bllokime masive të trafikut në zonat ma të prekuna.