Shihni qysh grabitet kazino në Tiranë (video)

Komisariati nr. 3 në kryeqytet arrestoi në kohë rekord grabitësin e kazinos, i cili nën kërcënimin e nji thike arriti të merrte prej andej nji shumë parash. 

Në pamjet e kamerave, Drilon Niko, 30 vjet, duket teksa kthen përmbys gjithë banakun e kazinos, ndërkohë që në dorë mban nji thikë të madhe.

Policia dyshon se i riu ka qenë në gjendje të dehun, por tashma ai akuzohet për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “mbajtje pa leje e armëve të ftofta”.

 

Shperndaje në: