Shkencëtarët në përpjekje për me krijue software’n që tregon se sa ka me jetu 1 person

Shkencëtarët janë tue e krijue nji software special, i cili mundet me tregue se sa i ka mbetë me jetue nji personi i caktuem.

Projekti i ri katërvjeçar, asht tue u ba nga Universiteti i Anglisë Lindore dhe ai ka për qëllim me përcaktue se sa kemi me jetue secili prej neve, tu’ e përdorë nji databazë të gjanë të të dhanave mjekësore.

Studimi që financohet nga industria e sigurimeve, shpreson se ka me arritë me zbulue nji metodë, ku me anë të analizës së gjakut apo AND’s, ka me u ditë përafërsisht se kur pritet vdekja e atij personi.

“Njerëzit në tanë globin janë tue jetue ma gjatë”, thotë profesoresha Elena Kulinskaya.

“Na duem me identifikue dhe me caktue sasinë e faktorëve kyçë që ndikojnë në mortalitet dhe jetëgjatësi, sikur që janë stili i jetesës, kushtet shëndetësore dhe intervenimet mjekësore”.