Shkencëtarët: Shpirti nuk vdes

Koncepti i shpirtit asht objekt i kërkimeve të shkencëtarëve për shekuj me radhë.

Ata kanë tentue me gjetë lidhjen ndërmjet trunit, mendimeve dhe vetëdijes.

“Shpirti i njeriut kthehet në Univers mbasi njerëzit të vdesin. Shpirti vazhdon me jetue”, pohojnë shkencëtarët.

Ata kanë konfirmue se shpirti vazhdon me jetue në mikro-kanalet e qelizave të trunit, shkruen Sciencepunch.

“Të paramendojmë se zemra ndalon së rrehuni dhe gjaku nuk qarkullon ma. Në atë moment mikro-kanalet humbin gjendjen e tyne. Informacionet, të cilat qëndrojnë aty nuk humbin dhe nuk shkatërrohen, por munden me u shkapërderdhë në kozmos. Në situatat, në të cilat pacienti ngjallet, të gjitha informacionet bahen serish operative dhe pacienti thotë se ka përjetue vdekjen e afërt”, thonë shkencëtarët.

Në rast se informacionet nuk ruhen, egziston mundësia që të ruhen në mikro-kanalet jashtë trupit në gjendjen e pavdekshme, të cilën na e quejmë shpirt, thuhet në hulumtim.