Shokon eksperti: Qe me kend tash kanë me humbë virgjinitetin adoleshentët! (foto)

Në t’ardhmen, adoleshentët kanë me humbë virgjinitetin e tyne me robotët e seksit.

Kështu bani të ditun nji ekspert.

Tue fol në Festivalin e Shkencës në Çeltenham, profesori Noel Sharkey i Universitetit të Shefildit tha se kukullat androide të seksit mund të kenë edhe pasoja të damshme në shoqni.

“Robotët e seksit janë të pranishëm që tash dhe kanë me qenë ende ma shumë mbrenda dhetë vjetesh. Por duhet të ketë nji kufizim moshe. Nuk asht problem me ba seks me nji makineri. Por nëse kjo asht hera jote e parë? çka keni me mendue për seksin e kundërt pastaj?”.

“Kjo ka me ndikue në jetën tande reale, tue pengue njerëzit me krijue marrëdhanie me njerëz normalë”.

Së fundmi nji studim paralajmëron se rritja e robotëve të seksit mundet me krijue ankth te mashkujt dhe femnat, kjo për shkak se ata kanë me pasë tutën e performancës, sepse nuk kanë me ja dalë me qenë si robotët.