Skandal me tekstet shkollore të klasës së tretë në Shqipni: Gjatë seksit pe***i…! (foto/video)

Fëmitë e klasës së 3 -të të shkollës “Kongresi i Manastirit” në Yzberisht të Shqipnisë janë detyrue me ble nji libër me i “ zgjanue” njohunitë, ku flitet me terma shumë të randë e të parakohshëm për trupin, organet gjenitale, marrëdhaniet seksuale dhe riprodhimin.

Disa nga prindët kanë refuzue me ble librin e rekomanduem nga shkolla. E pyetun për këtë, drejtoresha e shkollës thotë se teksti asht ble në ofertë, me çmim të reduktuem. Simbas saj, edukata seksuale nis që në klasë të 5’të dhe fëmitë kanë m’u rritë.

Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë, Arjola Byzyku, deklaron se ka me marrë spjegime dhe mandej ka me pasë përgjigje. Ndërsa, sesa i përshtatshëm asht teksti, simbas saj, duhet pyetë nji psikologe. Emisioni ”STOP” bisedoi me psikologen, Aurela Agalliu, e cila thotë se të tillë terma e në këtë moshë ju bajnë dam fëmive.

Pranë redaksisë së emisionit “STOP” kanë mbërri shumë ankesa për “Librin e dijes” nga prindët e nxanësve të klasës së tretë në shkollën “Kongresi i Manastirit”. Në nji prej kapitujve të këtij libri spjegohet në mënyrë aspak etike mënyra e riprodhimit, njohuni e cila nuk asht e nevojshme për nji fëmi të moshës 9 ose 10 vjeç.

“Gjatë marrëdhënieve seksuale, p****i bëhet i fortë dhe hyn brenda në v****ë. Muskujt përqark uretrës së mashkullit tkurren, duke nxjerrë një sasi të vogël s****e nga p****i në v****ë. Ky quhet e******m.

S***********t notojnë përmes m****s për tek t***t f*********ë. Nëqoftëse një qelizë s****e takon një vezë, ato mund të bashkohen dhe të krijojnë një zigotë, qeliza e parë e një foshnje të re. Ky quhet fertilizim ose pllenim.”

Shperndaje në: